Nga Vendi
19 June 2026
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt kufirit të përbashkët, miratohet marrëveshja në parim

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar në parim marrëveshjen me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe zhvillimin e kontrolleve të përbashkëta mes dy vendeve. Në vendimin e qeverisë thuhet: "Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar." Sistemi i ri synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve përmes procedurave më të shpejta, më të thjeshta dhe më të sigurta, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi në pikat kufitare rritet ndjeshëm. Projekti do të zbatohet fillimisht në pikën kufitare të Qafë Thanës, si fazë pilot, ndërsa më pas pritet të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit përfundimtar nga ministritë e Brendshme të të dy vendeve. Burimi: tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
I bezdisi zhurma që po bënin, 57-vjeçari vret gruan dhe dy djemtë 2 September 2020
Janevska: Lëndë zgjedhore Edukim Seksual nuk do të ketë në arsimin e mesëm 9 September 2026
Hakerët kanë sulmuar procesin e regjistrimit në Maqedoni15 September 2021