Nga Rajoni
29 July 2020
Kosovë:Rezultatet e 24 orëve të fundit: 194 raste pozitive, 138 të shëruar

 

Kreu i IKSHP-së, Naser Ramdani, në një konferencë për media ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsejtë 449 analiza me PCR.

Nga numri total i analizave të kryera, janë gjithsejtë 194 raste pozitive dhe 138 të shëruar.

 

Derisa gjatë këtyre 24 orëve të fundit kanë vdekur vetëm 4 persona. Numri total i vdekjeve ka shkuar gjithsejtë në 196.

Ramadani gjithashtu ka bërë thirrje për respektim të vendimeve të Qeverise të cilat janë marrë sot, me qëllim të parandalimit të pandemisë.

“Në 24 orët e fundit janë marrë gjithsejtë 449 mostra. Nga to  janë 194 raste pozitive dhe 138 të shëruar. Numri total i vdekjeve ka shkuar në 196”, ka thënë Ramdani.



Të ndryshme
Më shumë
Isufi: Sot votova për të mirën e vendit, le të përfundojë kjo ditë sa më mirë!19 October 2025
Ish-ushtari i KFOR-it ndan momente nga koha kur ishte në Kosovë22 June 2021
Ahmeti: Mjedisi kërkon trajtim shumë vjeçar22 June 2021