Nga Rajoni
19 June 2026
Prokuroria nis verifikimet për dyshimet mbi fletëvotimet në veri të Kosovës

Prokuroria Themelore ka autorizuar Policinë e Kosovës që të mbledhë informata lidhur me dyshimet për parregullsi në disa fletëvotime nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pas raportimeve se në to janë vërejtur shenja të pazakonta, si “=”, “%” dhe simbole të tjera.

Nga Prokuroria kanë konfirmuar për Klankosova.tv se rasti i është referuar Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda. “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është autorizuar Policia e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante nëse ekziston ndonjë element i veprës penale në lidhje me këtë rast”, thuhet në deklaratën për redaksinë.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, gjatë procesit të votimit në veri janë evidentuar edhe parregullsi të tjera, ku dyshohet se disa fletëvotime mund të jenë plotësuar nga e njëjta dorë, për shkak të ngjashmërive në nënshkrime dhe në mënyrën e plotësimit të tyre.

Ndërkohë, pritet të shihet nëse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të vendosë për hapjen e kamerave të sigurisë në qendrat e votimit, me qëllim verifikimin e dyshimeve të ngritura gjatë procesit zgjedhor.



Të ndryshme
Më shumë
Podgorca dëshmon frymën e bashkimit dhe besimit për ndryshim31 October 2025
Gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat .28 September 2025
Arlind Huseini emërtohet drejtor i ri i Qendrës së Kulturës në Tetovë 9 February 2021