Nga Vendi
20 June 2026
Mickoski paralajmëron ulje të çmimeve të derivateve nga e hëna

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se nga e hëna pritet ulje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë të shpallë vendimin e ri për çmimet. Sipas Mickoskit, stabilizimi i situatës në Lindjen e Mesme dhe përparimi i negociatave ndërmjet palëve të përfshira në konflikt pritet të reflektohen pozitivisht në tregun e naftës. Ai deklaroi se pret ulje prej rreth 4 denarësh për litër të benzinës dhe rreth 7 denarësh për litër të dizelit. “Vlerësoj se tregu do të stabilizohet. Edhe pse transporti i naftës kërkon kohë, pres që kriza të përmbyllet dhe të hyjmë në ujëra më të qeta sa i përket çmimit të naftës. Të hënën pres që çmimi i benzinës të ulet për rreth 4 denarë, ndërsa te dizeli ulja të jetë edhe më e madhe, përkatësisht rreth 7 denarë”, deklaroi Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
OKB kërkon qasje në Iran pas sulmit vdekjeprurës ndaj shkollës17 March 2026
Edhe në Gostivar u protestua kundër digjitalizimit të librave15 May 2021
“S’dua të të dëgjoj”, Petkoviq thotë se takimi me Bislimin ishte i tensionuar 8 July 2021