Nga Rajoni
20 June 2026
Artur Shehu dhe biznesmenë të tjerë në dosjën e hetimit për trafik ndërkombëtar të kokainës

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku disa biznesmenë, mes tyre edhe Artur Shehu, dyshohen për përfshirje në një aktivitet kriminal që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave.

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, autoritetet spanjolle kanë përcjellë informacione në kuadër të një hetimi penal për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Në materialin hetimor përmenden Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti dhe Erjon Rama, të cilët, sipas hetuesve, kanë marrë pjesë në takime të zhvilluara në Spanjë, Monako, Gjermani, Belgjikë, Aruba dhe vende të tjera.

Hetuesit pretendojnë se gjatë këtyre takimeve janë diskutuar dhe koordinuar operacione që lidhen me blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të kokainës në tregun evropian. Në dosje përfshihen gjithashtu fotografi, referenca për takime në Monako, Antwerp dhe Majorka, si edhe komunikime mes personave nën hetim që, sipas autoriteteve, lidhen me organizimin e aktivitetit të dyshuar kriminal.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Varianti Delta, bie efektiviteti i vaksinave pas 3 muajsh19 August 2021
Elon Musk i ofrohen miliona për të luajtur në një filmin pornografik13 August 2021
A mendoni se e ka tepruar me ndërhyrje Arta Bajrami?16 June 2021