Nga Vendi
20 June 2026
Fatmir Limani: Nuk kam biseduar me kryeministrin për rikonstruimin e Qeverisë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, deklaroi se nuk ka zhvilluar dhe nuk planifikon të zhvillojë bisedime me kryeministrin lidhur me rikonstruimin e Qeverisë, duke theksuar se është e drejtë e çdo mandatari të zgjedhë ekipin me të cilin do të qeverisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Limani tha se vëmendja duhet të përqendrohet te rezultatet konkrete dhe projektet në interes të qytetarëve, e jo te pozitat individuale. “Ne nuk jemi këtu për të qenë barrë, por për të lehtësuar proceset dhe për të ndërtuar projekte në dobi të qytetarëve, si çerdhe për fëmijë, shtëpi për të moshuar dhe objekte të tjera me rëndësi sociale”, u shpreh ai.

Ministri shtoi se, edhe nëse mandati i tij do të përfundonte sot, rëndësi ka puna e bërë për qytetarët. “Më shumë duhet të fokusohemi në atë që kemi bërë për të mirën e këtij shteti dhe të qytetarëve, pa marrë parasysh çmimin që mund të paguajmë ne. Nuk jemi në këto pozita për të qenë barrë as për kryeministrin, as për mandatarin e as për dikë tjetër. Jemi këtu për të luajtur rolin e atyre që do ta kryejnë punën në të mirë të qytetarëve”, deklaroi Limani.



Të ndryshme
Më shumë
Telegram ankohet për App Store pranë autoriteteve Evropiane 3 August 2020
Sot pritet të vendoset e ardhmja e Liqenit të Ohrit sipas UNESCO-s23 July 2021
28 vjet nga sulmi në familjen Jashari22 January 2026