Nga Rajoni
20 June 2026
Rama: “Shqipëria nuk ka frikë nga ëndrrat e mëdha, do të bëhet Perla e Turizmit Mesdhetar”

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull fjalës së kryeministrit Edi Rama në takimin vjetor të German Eastern Business Association në Berlin, ku ai prezantoi vizionin për zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian të Shqipërisë. Në artikullin me titull “Shqipëria, Perla e Turizmit Mesdhetar”, gazetari Andreas Mihm thekson se Rama synon ta zhvillojë vendin përmes turizmit luksoz. Kryeministri deklaroi se “zgjerimi i Evropës është një domosdoshmëri gjeopolitike” dhe se Shqipëria synon të mbyllë të 33 kapitujt negociues deri në fund të vitit të ardhshëm, me objektiv anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian përpara fundit të kësaj dekade. Duke komentuar projektet turistike në jug të vendit, përfshirë investimin e planifikuar nga Jared Kushner në ishullin e Sazanit, Rama u shpreh se “Sazani mbetet pronë shtetërore” dhe se “ende nuk janë dhënë lejet përfundimtare”, pasi procedurat vijojnë të shqyrtohen nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, turizmi i nivelit të lartë është modeli më i qëndrueshëm i zhvillimit, pasi “sjell të ardhura shumë më të larta me më pak vizitorë”, ndërsa në përfundim theksoi se “Shqipëria nuk ka frikë nga ëndrrat e mëdha”, duke nënvizuar se përpjekjet për të penguar zhvillimin dhe të ardhmen europiane të vendit do të dështojnë. Burimi: Klan News



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme25 August 2021
Shakira me shaka fajëson vjehrrën për “dukjen e tmerrshme të vitit 2012” 1 July 2021
Sot 19 raste të reja me COVID-19: 11 në Tetovë dhe 8 në Shkup 8 July 2021