Nga Bota
21 June 2026
Izraeli: Nuk tërhiqemi nga zona e sigurisë në Liban pavarësisht armëpushimit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga zona e sigurisë në Liban, pavarësisht armëpushimit të njoftuar me Hezbollahun. Ai theksoi se forcat izraelite do të vazhdojnë operacionet përgjatë Vijës së Verdhë, duke shtuar se "nuk ka asnjë kufizim për ushtarët që operojnë në Liban" dhe se "forcat tona mbeten të vendosura në zonën e sigurisë dhe veprojnë kundër terroristëve dhe infrastrukturës terroriste". Sipas Katz, armëpushimi i shpallur nuk ndryshon pozicionimin e ushtrisë izraelite në zonën që, sipas tij, shërben për mbrojtjen e komuniteteve në veri të Izraelit. Ndërkohë, Izraeli ka vazhduar bombardimet në territorin libanez edhe pas njoftimit për armëpushim, ndërsa të dyja palët kanë shprehur dyshime për kushtet e marrëveshjes, detajet e së cilës ende nuk janë bërë publike. Në të njëjtën kohë, në Zvicër po zhvillohen bisedime me pjesëmarrjen e delegacioneve nga SHBA-ja, Irani dhe Pakistani, ku çështja e Libanit është vendosur në krye të agjendës, sipas një burimi diplomatik të cituar nga CNN.



Të ndryshme
Më shumë
Tayna vjen me një fotografi provokuese në vaskë24 September 2020
MOST: Deri në Ora 15:00 nuk është regjistruar asnjë incident15 July 2020
Sulm ndaj ish-kreut të PD-së në Lezhë, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen e tij11 May 2026