Nga Rajoni
21 June 2026
Berisha: Rama po e përjeton protestën si "Vaterlonë" e tij, largohu dhe përballu me drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestën e qytetarëve, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë politike për qeverinë. Sipas Berishës, protesta para Kryeministrisë ishte një ngjarje historike, të cilën Rama po e përjeton si "Vaterlonë" e tij politike. "Protesta e gjysmë milioni shqiptarëve ishte një moment historik. Edi Rama duket se e ka përjetuar atë si Vaterlonë e tij", u shpreh Berisha në një videomesazh. Duke iu përgjigjur krahasimit që Rama bëri në podkastin e tij me personazhin Fabrice del Dongo të Stendalit, kreu i opozitës e krahasoi kryeministrin me rreshterin Tenardie të Viktor Hygoit, duke e akuzuar për vjedhje të pasurisë publike dhe të votës së qytetarëve. "Një lloj si Tenardie, Edi Rama ka vjedhur popullin më të varfër, ka vjedhur votën, fondet, shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve", deklaroi Berisha. Në përfundim, lideri demokrat i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga detyra dhe të përballet me drejtësinë. "Largohu sa më parë nga detyra dhe prit verdiktin e drejtësisë, e cila vonon, por nuk harron", tha Berisha.



Të ndryshme
Më shumë
Vazhdon gjykimi për rastin "Pulse" me dëgjimin e dëshmitarëve26 January 2026
Dy persona nga Tetova janë infektuar me “Delta” 8 July 2021
Mexhiti: Jam në garë me Ahmetin e Zajazit17 October 2025