Sport
21 June 2026
Yamal hyn në histori, shënon golin e parë në Kupën e Botës më herët se Mbappé

Kupa e Botës 2026 po nxjerr në pah yjet e rinj të futbollit botëror, ndërsa Lamine Yamal ka hyrë në histori me golin e tij të parë në një Kampionat Botëror. Sulmuesi i Barcelonës realizoi këtë arritje në moshën 18 vjeç e 343 ditë, duke u bërë më i ri se Kylian Mbappé, i cili kishte shënuar golin e tij të parë në Kupën e Botës në moshën 19 vjeç e 183 ditë. Ky moment konsiderohet një tjetër dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm të Yamalit, i cili po konfirmohet si një nga emrat më premtues të futbollit botëror. Megjithatë, një rekord i kombëtares së Spanjës mbetet ende i paprekur. Gavi vazhdon të mbajë statusin e golashënuesit më të ri të “La Roja” në historinë e Kupave të Botës.



Të ndryshme
Më shumë
Takimi dy orësh Kurti-Rama, zbulohet se për çka folën29 September 2021
Sot në Kosovë, 47 të infektuar dhe 22 të shëruar nga COVID-1922 June 2020
Zaimina Vasjari flet rreth raportit me bashkëshortin21 June 2021