Sport
23 June 2026
Vjosa Osmani: Sportistët tanë e kanë lartësuar flamurin e Kosovës në arenën botërore

Me rastin e Ditës Olimpike, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kontributin e sportistëve dhe punëtorëve sportivë, duke theksuar se ata, me talentin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre, kanë nderuar Kosovën dhe kanë ngritur lart flamurin e saj në skenën ndërkombëtare.
Osmani rikujtoi sukseset historike të sportit kosovar, duke veçuar medaljen e bronztë olimpike të Aziz Salihut në vitin 1984, si dhe triumfin e Majlinda Kelmendit në Rio 2016, kur Kosova fitoi medaljen e parë të artë olimpike si shtet i pavarur. Ajo përmendi edhe medaljet olimpike të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, duke theksuar se "krenaria jonë olimpike vazhdon të pasurohet edhe më tej".
Sipas saj, përmes këtyre kampionëve, bota ka njohur jo vetëm talentin sportiv të Kosovës, por edhe historinë e një populli që "me këmbëngulje, dinjitet dhe vullnet të pathyeshëm ka arritur të tejkalojë çdo sfidë".
Në fund, Osmani shprehu mirënjohje për Komitetin Olimpik të Kosovës, federatat sportive, trajnerët, sportistët dhe të gjithë punëtorët sportivë për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit, duke uruar që flamuri i Kosovës të vazhdojë të valojë krenar në arenat më të mëdha sportive të botës.



Të ndryshme
Më shumë
Mane ekspozon hoxhë Elvis Naçin: Gruaja e tij 3200 euro në javë ndërhyrje në fytyrë e trup27 July 2021
Meta forcon kufizimet për adoleshentët në Facebook dhe Instagram10 January 2024
Bushi: Avancojmë standardet sociale dhe profesionale për uniformat blu30 June 2021