Nga Vendi
23 June 2026
Omer Memedi: Nga deponitë drejt parqeve, vazhdon pastrimi i bregut të Vardarit në Kondovë

Këshilltari i Lëvizjes Arbëria në Këshillin e Komunës së Sarajit, Omer Memedi, ka publikuar pamje nga aksioni për pastrimin e shtratit dhe bregut të lumit Vardar në Kondovë, ku shihen sasi të mëdha mbeturinash të grumbulluara ndër vite. Sipas tij, aksioni synon rikthimin e hapësirave publike në zona të pastra dhe funksionale për qytetarët.
Duke komentuar aksionin, Memedi deklaroi se, "Ata linin pas gërmadha e deponi mbeturinash. Ne po i pastrojmë mbeturinat e tyre dhe në vend të tyre po ndërtojmë parqe, kënde rekreative dhe fusha futbolli. Ka dallim. Ne ndërtojmë, ata rrënonin. Dhe kjo është vetëm fillimi."
Me këtë mesazh, këshilltari vlerësoi se qasja e re në qeverisjen lokale është e orientuar drejt përmirësimit të mjedisit dhe krijimit të hapësirave më të pastra e më të jetueshme për banorët.



Të ndryshme
Më shumë
Operacion i gjerë policor në disa qytete, në shënjestër grupet e trafikut të drogës 7 April 2026
Vedat Bajrami me bashkëshorten takojnë prindërit e Dua Lipës21 July 2021
Nesër në Tetovë do të shfaqet filmi “Pasaporta” nën regji të Eduart Grishaj 5 May 2025