Nga Vendi
23 June 2026
Ndalohen dy të rinj në Shkup, policia zbulon rreth 90 dërgesa pa dokumentacion

Dy persona janë arrestuar në Shkup pasi policia zbuloi një sasi të konsiderueshme mallrash pa dokumentacion të rregullt gjatë kontrollit të një automjeti, ndërsa drejtuesi i mjetit rezultoi edhe pa patentë shoferi të vlefshme. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 qershor, rreth orës 22:50, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, ku u ndalua një automjet i markës “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I. (19). Gjatë kontrollit, efektivët gjetën rreth 90 dërgesa me produkte të ndryshme, të futura në qese të zeza dhe pa dokumentacionin përkatës. Verifikimet treguan gjithashtu se drejtuesi i automjetit nuk posedonte patentë shoferi të kategorisë B. Sipas policisë, automjeti ishte në pronësi të E.Sh. (20) nga Shkupi. Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor dhe janë privuar nga liria për procedura të mëtejshme. Ndaj M.I. do të ngrihet kallëzim penal për drejtim automjeti pa patentë shoferi të vlefshme, në përputhje me nenin 297-a, paragrafi 2 i Kodit Penal. Burimi: MPB e Maqedonisë së Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
Avokati i familjes së 18-vjeçares nga Ferizaj zbulon çfarë tha Arbër Sejdiu para hetuesisë 6 September 2021
PE: Zgjedhjet, test për pjekurinë politike në Maqedoninë e Veriut30 June 2020
E zeza mbi të bardhë, kjo është e vërteta e hidhur! 3 November 2025