Nga Rajoni
24 June 2026
Kurti: Ekspozita “Dalja N’dritë” ruan kujtesën e rezistencës dhe sakrificës së popullit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike “Dalja N’dritë”, të autorit Hazir Reka, duke e cilësuar atë si një dëshmi të rëndësishme të historisë së afërt të Kosovës dhe të rezistencës së qytetarëve për liri e Republikë.

Kurti vlerësoi punën e fotografit Hazir Reka, duke thënë se ai “duket se ka lindur me misionin për evidentimin e ngjarjeve historike”, ndërsa kujtoi se data e lindjes së tij, 11 marsi 1981, përkon me fillimin e demonstratave studentore me parullën “Kosova Republikë”.

Sipas tij, fotografitë e ekspozuara pasqyrojnë guximin, solidaritetin dhe qëndresën e burrave e grave që mbrojtën të drejtat e popullit të Kosovës. Ai theksoi se ekspozita rikthen në kujtesë protestat e viteve 1988-1989 dhe grevën historike të minatorëve të Trepçës, duke e cilësuar atë një nderim për rezistencën dhe sakrificën e tyre.

Kurti ftoi qytetarët ta vizitojnë ekspozitën, e cila do të jetë e hapur çdo ditë, përveç të dielës, nga ora 11:00 deri në 18:00, deri më 4 korrik.



Të ndryshme
Më shumë
Nga Budapesti me “analiza”: Gruevski këmbëngul se Zaev ende “qeveris” Maqedoninë 3 May 2026
Sara ‘djeg’ rrjetin, pozon nga vetura me fustan të shkurtër22 June 2021
Ish deputeti LSDM-së: ‘Pse jo’, koha për kryetare kuvendi femër 7 August 2020