Nga Rajoni
24 June 2026
Prishtina nderon artistët e “Kanga Jonë”, Rama: Tradita muzikore vazhdon sonte në sheshin “Skënderbeu”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit artistët pjesëmarrës në koncertin “Kanga Jonë”, të cilët i ka nderuar me mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e muzikës shqiptare. Rama u shpreh se, “në Odën e Kryeqytetit mirëprita artistët e koncertit ‘Kanga Jonë’ dhe i nderova me mirënjohje, si shenjë vlerësimi për përkushtimin, dashurinë dhe kontributin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e muzikës shqiptare”. Ai bëri të ditur gjithashtu se, “sonte, në sheshin ‘Skënderbeu’, tradita e koncertit vazhdon”, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij aktiviteti kulturor.



Të ndryshme
Më shumë
Drejtoresha e Spitalit “Nënë Tereza” në Çair në takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë16 March 2026
Flet Filipçe: A do të kemi valë të re të COVID-19? 13 October 2021
Pamje nga festa e bebit të Genta Ismajlit (FOTO)13 October 2021