Nga Vendi
26 June 2026
Mickoski: Ka fushatë të organizuar bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, nuk do të pranojmë kushte të reja

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi po përballet me një fushatë të organizuar nga Bullgaria, e cila, sipas tij, synon të promovojë qëndrime të papranueshme përmes disa figurave politike në vend. Në një intervistë për MRT, ai tha se "pasionet e ulëta dhe fushata e organizuar janë të dukshme", duke shtuar se beson shumë pak te rastësitë në politikë. Duke folur për raportet me Bullgarinë, Mickoski akuzoi Sofjen se nuk po i përmbush obligimet ndërkombëtare, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari. Sipas tij, "politika zhivkoviste që mohon identitetin maqedonas vazhdon edhe sot". Kryeministri theksoi gjithashtu se Bullgaria nuk heq dorë nga Protokollet 1 dhe 2 dhe se Shkupi nuk do të ndërmarrë ndryshime kushtetuese pa garanci për përfundimin e procesit drejt Bashkimit Evropian. "Nuk kemi ndërmend ta fillojmë këtë garë, kemi ndërmend ta përfundojmë", u shpreh Mickoski, duke shtuar se qeveria do të veprojë "me mençuri, taktikë dhe strategji" për të korrigjuar gabimet e së kaluarës.



Të ndryshme
Më shumë
Procesi zgjedhor vijon normalisht në Haraçinë, nuk është regjistruar asnjë parregullsi15 July 2020
“Jeni më mirë pa burra”; Pas lajmit për divorcin Alma Bektashi jep një sinjal në formë konfirmimi28 June 2021
Kjo pije pastron mushkëritë më shpejt se çdo gjë tjetër31 July 2020