Nga Vendi
26 June 2026
Kuvendi miraton Ligjin për Drejtuesit e Lartë, administratë më profesionale dhe transparente

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për Drejtuesit e Lartë, i cili synon të forcojë profesionalizmin, efikasitetin dhe depolitizimin e administratës publike.

Ministria e Administratës Publike bëri të ditur se ligji vendos një sistem të unifikuar për përzgjedhjen, emërimin dhe përgjegjësinë e drejtuesve të lartë, duke u mbështetur në meritë, njohuri, kompetencë, përvojë dhe rezultate të arritura.

Sipas ministrisë, ligji përcakton procedura transparente dhe kritere të qarta për emërimet, ndërsa kufizon ushtrimin afatgjatë të funksioneve me statusin e ushtruesit të detyrës, me synimin për të rritur përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien në institucione.

Po ashtu, me këtë reformë parashikohet edhe zvogëlimi i numrit të anëtarëve të bordeve drejtuese në institucionet publike, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe uljen e shpenzimeve buxhetore.

Ministria e Administratës Publike vlerësoi se ligji përfaqëson një hap të rëndësishëm në reformimin e administratës publike dhe falënderoi institucionet, ekspertët, komunitetin akademik, sektorin civil dhe partnerët ndërkombëtarë për kontributin në hartimin e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Nxënësit që mund të përjashtohen nga mësimi me prani fizike20 August 2021
Arta Nitaj pozon e zhveshur në ara 9 July 2021
Proces i rregullt zgjedhor edhe në Kumanovë15 July 2020