Nga Rajoni
26 June 2026
Meliza Haradinaj: Kosova po bën gabim kardinal duke refuzuar gazin amerikan

Meliza Haradinaj ka reaguar lidhur me refuzimin e projektit për gazin amerikan, duke e cilësuar këtë si një gabim strategjik që, sipas saj, Kosova do ta paguajë për dekada. Ajo theksoi se debati nuk duhet të shihet si zgjedhje mes gazit dhe thëngjillit, por si një çështje që lidhet drejtpërdrejt me orientimin strategjik të shtetit. “Në vitin 2026, të informosh vendime strategjike përmes qasjeve që burojnë nga mendësia e ish-strukturave jugosllave të politikës dhe sigurisë, në vend se përmes koordinimit me aleatin strategjik të Kosovës në Washington, është një keqlexim serioz i rendit të ri ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj. Sipas saj, megjithëse deklarohet se nuk ka kundërshtim ndaj gazit amerikan, në praktikë po refuzohet pikërisht projekti që Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur si pjesë të strategjisë për sigurinë energjetike të rajonit. Haradinaj theksoi se energjia nuk është vetëm çështje ekonomike, por instrument i sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, duke shtuar se përmes saj ndërtohen aleanca dhe forcohen pozicionet strategjike të shteteve. Ajo vlerësoi se moszgjedhja e projektit strategjik amerikan nënkupton refuzimin e një mundësie për ta bërë Kosovën pjesë më të fuqishme të arkitekturës strategjike perëndimore dhe për të forcuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara.



Të ndryshme
Më shumë
“Janë siguruar 50 milionë denarë për nxënësit e rinj në arsimin e mesëm dual”17 June 2025
Mësohet paga e majme që Xherdan Shaqiri do e fitojë te Lyoni24 August 2021
Kasami mesazh të fortë presidentes Haxhiu: "Kur Kosovës i dhemb gishti, Tetovës i ther zemra"31 May 2026