Nga Vendi
2 July 2026
Mickoski: Pensionet u rritën me 7.000 denarë, tejkaluam premtimin ndaj pensionistëve

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria ka tejkaluar premtimin e dhënë për pensionistët, duke theksuar se në vend të rritjes lineare prej 5.000 denarësh të paralajmëruar më herët, pensionet janë rritur me 7.000 denarë. Sipas tij, kjo masë përfaqëson një mbështetje të drejtpërdrejtë për përmirësimin e standardit jetësor të të moshuarve. “Kur ishim në opozitë premtuam se do të bëjmë gjithçka që të sigurojmë rritje lineare prej 5.000 denarësh për të gjithë pensionistët. Ne shkuam një hap më tej dhe siguruam 7.000 denarë rritje lineare”, u shpreh Mickoski. Ai shtoi se në familjet ku ka dy pensionistë, rritja përkthehet në 14.000 denarë më shumë çdo muaj, duke vlerësuar se kjo ndihmon në përballimin e sfidave ekonomike dhe garantimin e një jete më dinjitoze. Kryeministri foli edhe për iniciativat e paraqitura në Gjykatën Kushtetuese kundër këtij vendimi, duke pretenduar se ato janë mbështetur nga persona të afërt me opozitën. “Më parë pensionet rriteshin me 10, 15 apo 20 denarë, ndërsa tani me këto 7.000 denarë për pensionist kemi arritur, pak a shumë, t’i zbusim sfidat me të cilat përballen”, deklaroi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Nga kjo datë nuk mund të hyjnë në Kosovë ata që s’janë vaksinuar me dy doza27 September 2021
Popullsia e Shqipërisë në tkurrje dhe plakje, mosha mesatare 37,6 vjeç25 August 2021
Pesë vjet nga vërshimet katastrofike në Shkup 6 August 2021