Nga Rajoni
2 July 2026
Bedri Hamza: Biseduam me Hashim Thaçin, presim që më 16 shtator të vihet drejtësia në vend

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçi, gjatë së cilës kanë diskutuar për Kosovën, familjet, miqtë dhe qytetarët, si dhe për procesin gjyqësor në Hagë. Hamza tha se pritja për përfundimin e këtij procesi është zgjatur për shkak të shtyrjeve të vazhdueshme të shpalljes së aktgjykimit. Ai theksoi se gjatë bisedës kanë folur edhe për pritjen e gjatë për drejtësi, duke nënvizuar se, "drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet". Sipas Hamzës, ai i ka përcjellë Thaçit përshëndetjet dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, si dhe besimin se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend dhe ai, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, do të kthehen të lirë në Kosovë. Hamza shtoi se edhe Thaçi i ka kërkuar t’u përcjellë qytetarëve përshëndetjet e tij më të përzemërta, ndërsa bisedën e kanë përmbyllur me shpresën se do të takohen së shpejti në Kosovë.



Të ndryshme
Më shumë
‘Po e përcillte për Zvicër dhe u puthën në buzë’, Edit i publikohet fotografia me të dashurën jashtë ‘Për’puthen’29 September 2021
Krerët e spektrit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë fitoren e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje29 December 2025
Artisti kosovar Giesti arrestohet për armë pa leje në Prishtinë11 March 2026