Nga Vendi
3 July 2026
Izet Mexhiti: VLEN merr tre ministri strategjike, hapet një kapitull i ri për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, njoftoi se VLEN do të drejtojë tri ministri strategjike: Drejtësinë, Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive dhe Kulturën, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se, në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ky rikonfigurim shënon hapjen e një kapitulli të ri të qeverisjes, të bazuar në barazi, drejtësi dhe përgjegjësi. Sipas Mexhitit, konsolidimi i VLEN-it në Qeveri do të sjellë më shumë unitet në vendimmarrje, mbrojtje më efikase të interesave të shqiptarëve dhe përmbushje të zotimeve ndaj qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Pas paralajmërimeve për përmbytje, NPK Tetova pastron kanalizimet në qytet 5 August 2021
Romeo dhe Jonida i shprehin dashurine njeri tjetrit 2 September 2020
Geer: Jemi të përkushtuar për fillim sa më të shpejtë të bisedimeve me RMV21 June 2021