Nga Vendi
4 July 2026
Një kauzë për qytetet tona: Ceacon starton nismën "100 drunj për 100 punëtorë"

Kompania Ceacon ka ndërmarrë një nismë ekologjike nën moton “100 drunj për 100 punëtorë”, duke synuar të japë kontribut në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm përmes mbjelljes së drunjve në disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Ky donacion është vlerësuar si një shembull i përgjegjësisë sociale dhe kujdesit ndaj mjedisit. Pronarja e kompanisë, Rina Sherifi, u bëri thirrje edhe kompanive të tjera që disponojnë burime dhe mundësi të ngjashme t’i bashkohen kësaj nisme. Sipas saj, mbrojtja e mjedisit duhet të jetë një kauzë e përbashkët për të gjithë, me qëllim që qytetet ku jetojmë e punojmë të bëhen më të gjelbra dhe më të shëndetshme.

Nga ana tjetër, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Samet Bislimi, e përshëndeti këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë e saj për komunitetin. Ai u bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj drunjve të mbjellë dhe të kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e qytetit.



Të ndryshme
Më shumë
Gashi: Ligji për Përfaqësim të Drejt dhe Adekuat gati, pritet para pushimeve verore29 May 2025
“Meraklike e veturave” – Morena Taraku na prezanton ‘bishën’ e radhës27 September 2021
Lëvizja BESA: Jemi gati për t’u futur fuqishëm në zgjedhjet e tetorit23 July 2021