Nga Vendi
5 July 2026
Shkup–Bllacë, mbi 200 milionë euro investim, Mexhiti: Rruga nuk është më premtim, por projekt që po merr formë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një projekt infrastrukturor me vlerë mbi 200 milionë euro. Sipas Mexhitit, ky investim do ta forcojë lidhjen ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës, duke e shndërruar një premtim shumëvjeçar në një projekt konkret. “Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim. Është një projekt që po merr formë”, u shpreh ai. Mexhiti theksoi se për këtë projekt është folur për vite me radhë, por, sipas tij, tashmë është zgjedhur rruga e veprimit. “Për vite me radhë u fol. Ne zgjodhëm të veprojmë. Sepse rezultatet nuk kanë nevojë për zhurmë. Ato flasin vetë”, deklaroi Mexhiti.



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria cakton burg prej 48 orësh për Dardan Krivaqën24 August 2021
Jehona provokon në kostumin e maces, bën poza të nxehta 2 November 2021
Ministrja Haxhiu dje mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë, sot bëhet nënë 1 July 2021