Nga Vendi
5 July 2026
Shkup: Lokalizohet zjarri te "Rampa", lëndohet një zjarrfikës

Zjarri që shpërtheu pasditen e së dielës në një objekt në zonën e njohur si “Rampa”, në Kisella Vodë të Shkupit, është vënë nën kontroll dhe lokalizuar, bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, përcjell TV21. Sipas Gjorgjievskit, reagimi i shpejtë dhe profesional i Brigadës së Zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e flakëve në objektet përreth, ndërsa nga ngjarja nuk është raportuar për viktima. Ai njoftoi se një zjarrfikës ka mbetur i lënduar gjatë ndërhyrjes dhe është dërguar për trajtim në klinikë. “Zjarri që shpërtheu pasditen e sotme te ‘Rampa’, falë reagimit të shpejtë, të guximshëm dhe profesional të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, u vu nën kontroll dhe u lokalizua në kohë rekord”, deklaroi Gjorgjievski, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve. Burimi: TV21



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, tani duhet të formohet Qeveria13 September 2026
Zaev: Në prill do të ketë regjistrim të popullsisë15 October 2020
Këtë javë priten reshje bore në Maqedoni – bien temperaturat, erë nga veriu29 September 2025