Nga Vendi
5 July 2026
Lëvizja Arbëria shënon 1-vjetorin, Bekim Fazliu: Jemi bartës të një ideali kombëtar

Një vit pas themelimit të saj, Lëvizja Arbëria ka shënuar përvjetorin e parë të veprimtarisë. Me këtë rast, Bekim Fazliu theksoi se lëvizja nuk është krijuar thjesht si një organizim politik, por si vazhdim i një ideali që, sipas tij, buron nga historia dhe ndërgjegjja kombëtare shqiptare. Fazliu u shpreh se anëtarët e Lëvizjes Arbëria janë "trashëgimtarë dhe bartës të një ideje që ka udhëtuar brez pas brezi", duke shtuar se synimi është ruajtja e identitetit, dinjitetit dhe aspiratës shqiptare për liri, barazi, bashkim dhe realizimin e ëndrrës kombëtare. Ai theksoi se "kombet ecin përpara kur nuk harrojnë rrënjët e tyre", ndërsa e cilësoi Arbërinë si pjesë të kujtesës, përkushtimit dhe përgjegjësisë historike, me fokus nga e ardhmja dhe respekt për sakrificat e së kaluarës. Në mesazhin e tij, Fazliu shprehu mirënjohje për të gjithë anëtarët, aktivistët dhe mbështetësit që kontribuojnë në veprimtarinë e lëvizjes, duke uruar që 1-vjetori të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm në shërbim të kombit, qytetarëve dhe vlerave që bashkojnë shqiptarët.



Të ndryshme
Më shumë
Muriqi rikthehet te Fenerbahçe, "Pirati" shënon histori në Mallorca18 June 2026
Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë në Maqedoni27 July 2021
Gruaja ia hodhi foshnjen nga dritarja e maternitetit, prindërit e falin20 August 2021