Nga Vendi
6 July 2026
Bekim Sali: Nënshkruhet marrëveshja për rrugën Bllacë–Shkup, investim mbi 200 milionë euro

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka njoftuar se është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja për fillimin e punimeve të rrugës Bllacë–Shkup, projekt që sipas tij shënon një moment të rëndësishëm për shqiptarët dhe zhvillimin e rajonit. Sali theksoi se bëhet fjalë për një investim kapital me vlerë mbi 200 milionë euro, duke e cilësuar atë si një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend. Ai u shpreh se kjo rrugë do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe zhvillimit ekonomik. “Kjo nuk është vetëm një rrugë. Kjo është një arterie që afron shqiptarët, lidh familjet, forcon ekonominë dhe hap perspektivë të re për brezat që vijnë”, deklaroi Sali. Ai shtoi se “patriotizmi i vërtetë nuk matet me fjalë, por me vepra që mbeten”, duke theksuar se projekti do ta afrojë edhe më shumë Prishtinën me Shkupin dhe do të krijojë mundësi të reja për qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
Merr hov fushata e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut13 September 2021
Një shtetas i RMV-së kapet me drogë në Gjermani30 September 2021
Lëvizja BESA garon me 11 kandidatë dhe me 22 lista këshilltarësh13 September 2021