Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, pjesë e ndarë nga dosja ndaj Ilir Metës, raporton gazetarja Anila Hoxha. Sipas saj, në sallën e gjyqit ishte e pranishme Ema Çoku, ndërsa Fatime Kryemadhi mungonte së bashku me avokatët e saj, po ashtu në seancë nuk ishte i pranishëm as Pirro Xhixho, i cili përfaqësohej nga avokati Sokol Mëngjesi. Organi i akuzës kishte parashikuar leximin e pretencës në këtë seancë, por mbrojtja e Kryemadhit ka kërkuar shtyrjen e procesit. SPAK deklaroi se, duke qenë se e pandehura Fatime Kryemadhi nuk përfaqësohej nga mbrojtja ligjore, seanca nuk mund të zhvillohej në këto kushte. Për pasojë gjykata ndërpreu seancën dhe e shtyu për datën 13 korrik, ora 12:00.