Nga Vendi
7 July 2026
Çairi përshpejton punimet gjatë verës, vazhdon puna në rrugën Ferid Murat

Komuna e Çairit ka njoftuar se gjatë sezonit veror po intensifikon punimet infrastrukturore, duke shfrytëzuar qarkullimin më të ulët për të realizuar projektet me sa më pak pengesa për qytetarët.

Sipas Komunës, vera nuk është periudhë pushimi për projektet, por koha kur punohet edhe më shumë. "Po e shfrytëzojmë qarkullimin më të ulët për të përshpejtuar punimet dhe për t’i përfunduar ato me sa më pak pengesa për qytetarët", thuhet në njoftim.

Komuna bën të ditur se rruga "Ferid Murat" në Çair është një nga kantieret ku puna po vazhdon pa ndërprerje, duke theksuar se zhvillimi i qytetit realizohet përmes punës konkrete dhe rezultateve të dukshme.



Të ndryshme
Më shumë
Thaçi: PDSH dhe BDl garë të fortë për Tetovën, partitë tjera s’janë konkurrente29 June 2021
Falsifikimi i fotografisë së shqiptares nga Kosova, Sherife Luta – propaganda ruse e paraqet si viktimë serbe30 August 2021
PAMJE TË RËNDA! Burri dhunon në mënyrë kafshërore gruan në Tiranë, në sy të djalit 3 vjeç. Djali i madh filmon skenën22 September 2021