Nga Vendi
7 July 2026
Punësime të reja në tri ministri, ja pozicionet dhe pagat që ofrohen

Vala e punësimeve në administratën shtetërore po zgjerohet edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë për Transformim Digjital dhe Ministrinë e Energjetikës, ku janë hapur vende të reja pune për profile të ndryshme profesionale. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Administratë, gjatë vitit 2025 përzgjedhja e administratorëve të rinj është rritur me 132.62 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë shpallur tre vende pune, me paga që variojnë nga 31.670 deri në 40.818 denarë. Ndërkohë, Ministria për Transformim Digjital ka hapur dy pozicione me paga nga 35.744 deri në 38.627 denarë, ku kërkohet edhe njohje e një prej gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian. Një vend pune është shpallur edhe në Ministrinë e Energjetikës, me pagë prej 31.043 denarësh.

Për shumicën e pozicioneve kërkohet arsim i lartë, përvojë pune dhe plotësimi i kritereve të përcaktuara në konkurs, ndërsa për disa vende përvoja nuk është e detyrueshme. Kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të zotërojnë gjuhën maqedonase, të jenë në moshë madhore dhe të mos kenë ndalesë gjyqësore për ushtrimin e profesionit.

Këto konkurse i bashkohen shpalljeve të fundit për punësime në institucione të tjera shtetërore, si shkolla, komuna, Këshilli Fiskal, Banka Popullore, Kuvendi, Ministria e Transportit, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, duke vazhduar trendin e zgjerimit të administratës publike.



Të ndryshme
Më shumë
Përzgjedhja e kandidatëve/ Republikanët Amerikanë: PD po tregon lidership model për Shqipërinë27 June 2020
MSh-Maqedoni: 85% e rasteve të reja dhe 91% e atyre të shtruar në spital janë të pavaksinuar20 August 2021
Instituti publikon listën preliminare me 13.227 viktima të luftës në Kosovë, Kurti kërkon hapjen e arkivave të Serbisë30 July 2026