Nga Vendi
8 July 2026
Kodi Zgjedhor në ngërç, partitë pa marrëveshje për diasporën dhe njësinë zgjedhore

Edhe pas takimit të sotëm të koordinatorëve të grupeve parlamentare nuk u arrit marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Çështjet kryesore të mospajtimeve mbeten votimi i diasporës, modeli zgjedhor dhe njësia zgjedhore, ndërsa ende nuk ka njoftim për një takim të ri mes palëve. Nga VMRO-DPMNE thanë se janë të gatshëm të pranojnë çdo propozim të harmonizuar nga partitë opozitare, duke kërkuar që ato fillimisht të dakordohen për të gjitha çështjet, përfshirë votimin e diasporës. Nga VLEN theksuan se për ta është e rëndësishme që diaspora të ketë mundësi të votojë, qoftë në mënyrë elektronike apo me postë, për sa kohë procesi është i sigurt, transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. LSDM deklaroi se nuk është kundër votimit të diasporës, por kundërshton modelin e propozuar nga pushteti, duke vlerësuar se ai krijon hapësirë për keqpërdorime zgjedhore dhe se ndryshimet nuk duhet të zbatohen para zgjedhjeve të vitit 2029. Nga BDI akuzuan VMRO-DPMNE-në se është tërhequr nga marrëveshja e arritur në grupin e punës, duke ndryshuar qëndrimin për votimin elektronik të diasporës. Sipas tyre, vendit i nevojitet një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe prag zgjedhor prej 5 për qind. Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, u bëri thirrje partive që të mbështesin listat e hapura, ndërsa nga Levica theksuan se prioritet duhet të jetë arritja e marrëveshjes për një njësi zgjedhore dhe jo ndryshimi i modelit të votimit të diasporës.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria bullgare e ka aprovuar Memorandumin mes Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë për Korridorin 815 October 2021
Takimi i liderëve BE-Ballkan Perëndimor në Shkup, fokusi në Planin e Rritjes 1 July 2025
I nxehtë deri në 37°C, por pasditja sjell shira dhe stuhi të izoluara21 July 2026