Nga Rajoni
8 July 2026
Kosova drejt institucioneve të reja, Supremja rrëzon të gjitha ankesat zgjedhore

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke i hapur rrugë certifikimit zyrtar të rezultateve dhe nisjes së procesit për formimin e institucioneve të reja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t'i certifikojë rezultatet më 8 korrik. Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave dhe 53 mandate në Kuvend, ndërsa PDK-ja 22 mandate, LDK-ja 18 dhe AAK-ja 7 mandate. Pas certifikimit, pritet të konstituohet Kuvendi dhe të nisë formimi i Qeverisë së re. Megjithatë, sfida kryesore mbetet zgjedhja e presidentit, për të cilën kërkohet mbështetje më e gjerë parlamentare. Deri më tani, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për këtë proces, ndërsa mungesa e konsensusit kishte çuar edhe në shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Nëse nuk arrihet pajtim edhe këtë herë, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të reja.



Të ndryshme
Më shumë
Studimi në SHBA: Pothuajse të gjitha faqet kryesore të krishtera në Facebook menaxhohen nga Kosova dhe Maqedonia30 September 2021
Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet10 May 2025
Grubi takon ambasadoren gjermane: Jemi gati t’i nisim bisedimet për anëtarësim në BE 7 September 2020