Nga Rajoni
9 July 2026
Albulena Haxhiu: Do të mbështes çdo përpjekje për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi sot Zyrën Kombëtare të Auditimit, ku u prit nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe stafi i institucionit. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e auditimit të pavarur, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e pavarësisë së ZKA-së.

Haxhiu vlerësoi punën e institucionit, duke theksuar se, “Auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies institucionale. Prandaj e vlerësoj lart punën profesionale të ZKA-së dhe rolin e saj në forcimin e transparencës në institucionet publike.”

Sipas saj, në takim u diskutua edhe për njohjet ndërkombëtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.

Në përfundim, ushtruesja e detyrës së Presidentes theksoi se, “Do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike.”



Të ndryshme
Më shumë
Korsitë M-Tag vetëm për etiketa elektronike, ndryshojnë rregullat e pagesës në pikat e pagesës14 June 2026
Arben Taravari kërkon dorëheqjen e Qeverisë 9 September 2021
Xhaferi: Zgjatja e afatit të regjistrimit në duart e partive politike28 September 2021