Nga Vendi
11 July 2026
Tetovë: Tre të rinj të arrestuar për shkelje të rënda në trafik

Policia e Tetovës ka arrestuar tre persona gjatë kontrolleve të realizuara në komunikacion, pasi u konstatuan shkelje të rënda të Ligjit për Sigurinë në Trafik. Sipas policisë, një 21-vjeçar nga Larca u ndalua në Grupçin duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa në rrugën “Iliria” u arrestua një 22-vjeçar nga Poroji, i cili drejtonte motoçikletë pa patentë. Në një rast tjetër, në orët e para të mëngjesit në Tetovë u arrestua një 22-vjeçar nga Gostivari, i cili drejtonte automjet edhe pse ndaj tij ishte në fuqi masë aktive e ndalimit për drejtimin e mjeteve motorike. Të tre personat janë ndaluar në stacion policor, ndërsa automjetet janë sekuestruar përkohësisht. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.



Të ndryshme
Më shumë
E ka me Mevlanin?! Pasi zbuloi se është dashuruar, Ledjana jep deklaratën e fortë “Jam penduar se kam lënduar..”10 August 2021
Sa shumë ka ndryshuar Ryva Kajtazi pas ndërhyrjeve estetike!28 September 2021
Mariçiq: Pesë gjykata do të përfshihen në fazën e parë të digjitalizimit të gjyqësisë 7 September 2021