Nga Vendi
12 July 2026
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, LAMM apelon për kujdes

Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pa vështirësi dhe në kushte të mira, ndërsa të gjitha rrugët janë të thata, njofton LAMM. Sipas njoftimit, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata as për hyrje dhe as për dalje nga vendi. LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si edhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku mund të ketë rrëshqitje dheu. Sipas LAMM, kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.



Të ndryshme
Më shumë
Gjendja me COVID-19 në Maqedoni është e qëndrueshme, vazhdon imunizimi në 58 vendbanime22 July 2021
10 gjëra që nuk duhet t’i bëni gjatë kohës sa e mbushni baterinë e telefonit27 June 2020
Kurti-opozitës: Mos e mbroni Amerikën nga unë, po dilni qesharakë 7 July 2021