Sport
12 July 2026
Argjentinë–Angli, gjysmëfinalja që rikthen historinë dhe rivalitetin legjendar

Gjysmëfinalja mes Argjentinës dhe Anglisë pritet të jetë shumë më tepër sesa një përballje futbolli, pasi në fushë do të rikthehet një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e sportit, i lidhur edhe me ngjarje të rëndësishme historike e politike. Për tifozët argjentinas, kjo sfidë zgjon kujtimet e çerekfinales së Botërorit 1986, kur Diego Maradona la gjurmë me golin e njohur si “Dora e Zotit” dhe me një prej golave më të bukur në historinë e futbollit. Sot, shpresat e Argjentinës mbështeten te Lionel Messi, i cili synon ta udhëheqë ekipin drejt një tjetër finaleje. Rivaliteti mes dy vendeve mbetet i lidhur edhe me konfliktin e Ishujve Malvine (Falkland) të vitit 1982, një ngjarje që vazhdon të ketë peshë të madhe në kujtesën kolektive të Argjentinës dhe reflektohet edhe në këngët e tifozëve. Në aspektin sportiv, përballjet mes dy kombëtareve kanë prodhuar gjithmonë emocione të forta. Një tjetër moment i paharrueshëm ishte Botërori 2002, kur Anglia triumfoi 1-0 falë golit nga penalltia të David Beckham. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballet me fituesin e duelit Francë–Spanjë. Argjentina mbështetet te përvoja dhe talenti i Messit, ndërsa Anglia synon të shfrytëzojë organizimin dhe forcën e grupit për të vazhduar rrugën drejt trofeut. Burimi: tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Rama pas vizitës në Hagë: Gjykimi ndaj Thaçit, padrejtësi e rëndë në zemër të Evropës18 December 2025
Raporti i KE-së për Maqedoninë: Cilësia e infrastrukturës së transportit dhe logjistikës tregtare mbetet e ulët22 October 2021
Komuna e Strugës kërkon që viti i ri shkollor të shtyhet për më 20 shtator31 August 2021