Nga Vendi
15 July 2026
Ahmeti: Franca mbetet një shtyllë e rëndësishme e partneritetit evropian

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Francës në Shkup, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, 14 Korrikut. Ahmeti vlerësoi se kjo ishte një mundësi për të ritheksuar rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit me Francën, duke e cilësuar atë si "një shtet mik dhe një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian, që vazhdimisht ka mbështetur paqen, stabilitetin, demokracinë dhe perspektivën evropiane të vendit tonë". Ai bëri të ditur se në këtë rast u ka përcjellë urimet më të sinqerta popullit francez dhe ambasadorit Christophe Le Rigoleur, duke shprehur bindjen se "bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojë të forcohet në frymën e vlerave të përbashkëta evropiane, lirisë, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë".



Të ndryshme
Më shumë
Dokumentar nga BBC! Si Putin u bë agjent i fshehtë i KGB në moshën 23-vjeçare30 August 2021
Bie vlera e arit, niveli më i ulët që nga 2016-ta29 June 2021
“Kishte probleme psikologjike, gruaja ime nuk flinte as nuk hante”, Dragos flet pas arrestimit të bujshëm në Greqi17 September 2021