Nga Bota
15 July 2026
BE-ja krijon grup emergjent për t’u përgatitur ndaj krizave dhe përplasjes së mundshme tregtare me Kinën

Bashkimi Evropian po krijon një grup pune emergjent për të parashikuar dhe menaxhuar krizat e mundshme, me fokus të veçantë rrezikun e një përplasjeje tregtare me Kinën pas skadimit të marrëveshjes së përkohshme për eksportet e tokave të rralla. Sipas Financial Times, grupi do të nisë punën në shtator dhe do të përfshijë përfaqësues nga departamentet kryesore të Komisionit Evropian. Një zyrtar i lartë evropian deklaroi se, “bëhet fjalë për të qenë më fleksibël dhe për t’u përgatitur për të përballuar çështjet që ne identifikojmë si probleme”, ndërsa një tjetër theksoi se, “grupi i punës do të kërkojë burime alternative furnizimi dhe mund të përdorë fonde të BE-së për të garantuar vazhdimësinë e furnizimeve”. Brukseli druhet se Kina mund të rikthejë kufizimet ndaj eksporteve të tokave të rralla, materiale jetike për industrinë evropiane, ndërsa Komisioneri për Tregtinë, Maroš Šefčovič, ka paralajmëruar se BE-ja do të ndërmarrë masa nëse nuk ka përparim në uljen e deficitit tregtar me Pekinin. Paralelisht, Komisioni Evropian po përgatit masa të reja për të reduktuar varësinë nga furnizues të vetëm, duke përfshirë nxitjen e riciklimit të materialeve strategjike dhe diversifikimin e zinxhirëve të furnizimit, si pjesë e strategjisë për të rritur sigurinë ekonomike të bllokut evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Na pret vjeshtë e thatë me temperatura mesatare 3 September 2020
Çift i ri në BB VIP, Dj Dagz dhe Einxhel Shkira japin puthjen e parë 2 January 2022
Vulin: Serbia do t’i marrë armët më të fundit nga Rusia, çdo rusofobi është serbofobi11 October 2021