Sport
15 July 2026
Finaleja e Botërorit 2026 me bileta marramendëse, çmimet shkojnë deri në 2 milionë dollarë

Finalja e madhe e Botërorit 2026, që do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin MetLife në New York, pritet të kurorëzojë kampionen e re të botës, por vëmendjen e ka marrë edhe rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të biletave. Sipas raportimeve, në tregun e rishitjes disa bileta kanë arritur vlera spekulative deri në 2 milionë dollarë, ndërsa çmimet standarde për vendet më të mira kalojnë 32 mijë dollarë. Analiza e SeatPick tregon se bileta më ekonomike kushton rreth 4.451 euro, ndërsa ajo e kategorisë luksoze arrin në afro 190 mijë euro. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i është përgjigjur polemikave me ironi, duke deklaruar se për ata që paguajnë këto shuma do të ketë edhe hot dog dhe pije. Nga ana tjetër, FIFA e lidh këtë fenomen me fuqinë e tregut amerikan të argëtimit, ku kërkesa e lartë ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Edhe pesë ditë fushatë, më 2 nëntor mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale27 October 2025
Bllokohet ueb faqja e KSHZ-së15 July 2020
Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi14 September 2026