Nga Rajoni
16 July 2026
Shqipëria përgatitet ligjërisht për euron, projektligji i ri përcakton rolin e Bankës së Shqipërisë

Shqipëria ka nisur përgatitjet ligjore për një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian, përmes përafrimit të kuadrit monetar me standardet e Bashkimit Evropian. Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i publikuar për konsultim publik, përfshin për herë të parë dispozita të posaçme për funksionimin e bankës qendrore pas anëtarësimit të vendit në Eurozonë. Sipas projektligjit, në momentin kur euro të prezantohet si monedha zyrtare e Republikës së Shqipërisë, ajo do të bëhet njësia monetare e vendit, duke zëvendësuar lekun. Banka e Shqipërisë do të ketë përgjegjësinë për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane. Gjithashtu, institucioni qendror financiar i vendit do të përcaktojë edhe dizajnin kombëtar të monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria, duke respektuar standardet evropiane. Këto ndryshime ligjore lidhen me procesin e integrimit evropian dhe krijojnë bazën institucionale për një të ardhme ku Shqipëria mund të jetë pjesë e Eurozonës, pasi të përmbushë kriteret e kërkuara për anëtarësim.



Të ndryshme
Më shumë
Mustafa Nano: Ndihem më afër me Bregoviqin, sesa me shqiptarët- pengje të nacionalizmit folklorik 9 August 2021
Saraji nis rregullimin e shtratit të Lumit të Thatë, investim mbi 6 milionë euro19 July 2026
Situata me viruset është qetësuar, por janë shtuar kontrollet për alergji sezonale 4 May 2025