Nga Vendi
17 July 2026
Shkupi mirëpret Ylli Limanin, Mexhiti: Arti dhe kultura frymëzojnë brezat e rinj

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti në Shkup këngëtarin Ylli Limani, i cili ndodhet në kryeqytet për koncertin e tij. Para mbrëmjes muzikore, të dy vizituan Universitetin “Nënë Tereza”, ku panë nga afër ecurinë e ndërtimit të kampusit universitar. Mexhiti e cilësoi kampusin si një nga investimet më të mëdha në historinë e shtetit për arsimin në gjuhën shqipe, duke theksuar se ishte domethënëse që pikërisht në këtë ambient të bisedohej për të ardhmen e të rinjve dhe rëndësinë e investimit në dije. “Biseduam për të rinjtë, për rëndësinë e krijimit të mundësive për ta dhe për projektet që po i realizojmë në funksion të rinisë shqiptare. Më bëri përshtypje fakti se, përtej suksesit si artist, Ylli është një i ri me kulturë, mendim të pjekur dhe një mënyrë të veçantë të të parit të gjërave”, u shpreh Mexhiti. Ai shtoi se “arti dhe kultura kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të frymëzuar brezat e rinj, po aq sa edhe politikat e mira”, duke vlerësuar se artistë si Ylli Limani janë modele pozitive që ndikojnë te mijëra të rinj. Në fund, Mexhiti i uroi këngëtarit një koncert të suksesshëm në Shkup dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike.



Të ndryshme
Më shumë
Me kënd po lundron Tayna ujërave të Venecias15 March 2022
Luana Vjollca do të bëhet imazh i firmës së njohur ndërkombëtare31 August 2020
E tepruan me bakllava, përfunduan në emergjencë21 July 2021