Nga Rajoni
17 July 2026
Paunoviç mbron deklaratën për Kosovën: "Ndoshta duhej të kisha thënë 'deportim'

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snežana Paunoviç, ka deklaruar se pjesa prej shtatë sekondash e intervistës së saj në Kurir TV është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është përdorur, sipas saj, për ta paraqitur si mbështetëse të spastrimit etnik. Ajo, megjithatë, përsëriti thelbin e qëndrimit të saj, duke pranuar se do të kishte qenë më e përshtatshme të përdorte termin "deportim" në vend të "spastrim etnik". "Ndoshta do të kisha përdorur termin 'deportim', vetëm për të shmangur kryqëzimin nga të dyja palët", deklaroi Paunoviç për televizionin Prva, duke shtuar se kishte pasur parasysh largimin e personave që, sipas saj, nuk respektonin ligjet dhe jo eliminimin fizik të askujt. Reagimi i saj vjen pasi në një intervistë të transmetuar fundjavën e kaluar në Kurir TV, ministrja deklaroi se, po të kishte qenë në vend të Slobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte "pastruar etnikisht Kosovën", deklaratë që nxiti reagime të shumta brenda dhe jashtë Serbisë. Paunoviç kritikoi gjithashtu kërkesën e 53 deputetëve të opozitës për shkarkimin e saj, duke i akuzuar disa politikanë dhe media se po e përdorin çështjen për përfitime politike. Ajo reagoi edhe ndaj vendimit të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, për t'ia ndaluar hyrjen në Kosovë. Ministrja tha se do të largohej nga detyra vetëm nëse shumica e qytetarëve të Serbisë do ta konsideronin deklaratën e saj të dëmshme për vendin. "Nëse shumica e Serbisë e kërkon këtë, nuk do të kem problem të tërhiqem", u shpreh ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Maqedonisë do të ndihmojë Qendrat e Fitnesit, studiot e fotografimit, udhëzuesit turistik dhe vendet për lojëra 7 July 2021
Vdes babai i Kadri Veselit 7 July 2021
15 persona të ndaluar brenda 24 orëve për shkelje në trafik, 4 prej tyre të mitur 9 August 2026