Nga Vendi
18 July 2026
BDI akuzon Kasamin për manipulim me projektin e rrugës Tetovë–Prizren

BDI ka reaguar ndaj promovimit të punimeve të prezantuara nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e akuzuar atë për manipulim të opinionit publik lidhur me projektin e rrugës Tetovë–Prizren. Sipas partisë, vendi ku janë promovuar punimet nuk është pjesë e trasesë së kësaj rruge, ndërsa Komuna e Tetovës nuk ka kompetencë për realizimin e projektit, pasi bëhet fjalë për një rrugë shtetërore. Në reagimin e saj, BDI thekson se, "Kur realiteti nuk prodhon sukses, pushteti prodhon gënjeshtra", duke pretenduar se rruga Tetovë–Prizren nuk kalon në lokacionin e prezantuar nga Kasami. Po ashtu, partia opozitare pretendon se punimet e paraqitura nuk kanë projekt themelor, leje ndërtimi dhe as proces të përfunduar të shpronësimit të pronave private. Në përfundim të reagimit, BDI deklaron se, "Pa projekt dhe pa leje nuk ndërtohet rrugë, por vetëm një gënjeshtër." Deri më tani nuk ka një reagim publik nga Komuna e Tetovës lidhur me këto pretendime.



Të ndryshme
Më shumë
NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi": Uji në Shkup është i sigurt për pije22 September 2025
Babai i dy fëmijëve që u goditën nga treni në Gjermani: Ne ikëm në mërgim e ju djemtë e mi qëndroni në atdhe26 August 2021
Palmer: Mbështesim çdo qeveri që do të zgjidhet dhe përkrah NATO dhe BE 5 August 2020