Nga Rajoni
18 July 2026
Ermonela Jaho feston ditëlindjen, zëri shqiptar që magjeps botën me artin e saj

Ermonela Jaho, e lindur më 18 korrik 1974 në Tiranë, konsiderohet një nga emrat më të shquar të operës në arenën ndërkombëtare. Karriera e saj është ndërtuar mbi interpretime të vlerësuara nga kritika botërore, ndërsa The Economist e ka përshkruar si "sopranoja më e vlerësuar në botë", Financial Times ka vlerësuar pasionin dhe intensitetin emocional të interpretimit të saj, ndërsa The Guardian e ka cilësuar si një nga interpretueset më të mëdha të verizmit. Pasioni për operën nisi që në fëmijëri. Pas studimeve në Konservatorin e Tiranës, Jaho vijoi formimin në Accademia Nazionale di Santa Cecilia në Romë, ndërsa sukseset në konkurset ndërkombëtare në Itali i hapën rrugën drejt një karriere të jashtëzakonshme. Sot ajo interpreton rregullisht në skenat më prestigjioze të botës, si Royal Opera House, Metropolitan Opera, La Scala, Opera e Parisit, Wiener Staatsoper dhe Teatro Real, duke spikatur në role si Violetta, Cio-Cio-San, Suor Angelica dhe Adriana Lecouvreur. Vitet e fundit artistja shqiptare është nderuar me disa nga çmimet më të rëndësishme të muzikës klasike, mes tyre "Artist of the Year" në International Classical Music Awards 2023, "Best Female Singer" në German Oper! Awards 2024 dhe "Best Foreign Artist" në Spanish Opera Awards 2024. Në vitin 2026, Franca e dekoroi me titullin "Chevalier des Arts et des Lettres", një nga vlerësimet më të larta kulturore të vendit. Aktualisht, Ermonela Jaho është Ambasadore Artistike e Opera Rara dhe Opera for Peace, anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe vazhdon të jetë një nga figurat më të respektuara të operës bashkëkohore.



Të ndryshme
Më shumë
Dita kur krisi lufta në Gllogjan, Haradinaj: Na shanë serbisht, pastaj u dëgjua një e shtënë10 August 2021
117 raste të reja dhe 2 viktima me COVID-19 në Shqipëri13 July 2020
Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital15 October 2021