Nga Vendi
19 July 2026
Gostivari në alarm: ISHP kërkon të mos pihet uji nga ujësjellësi, as pas vlimit

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) u ka bërë thirrje qytetarëve të Gostivarit që të respektojnë me përpikëri rekomandimet pas ndalimit të përdorimit të ujit për pije nga ujësjellësi i qytetit, vendim i marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 17 korrik, për shkak të dyshimit për ndotje dhe pasiguri të ujit. Sipas ISHP-së, uji nga ujësjellësi nuk duhet të përdoret për pije, as pas vlimit, deri në njoftimin zyrtar të institucioneve kompetente se ai është i sigurt. Për pirje, përgatitjen e ushqimit, larjen e pemëve dhe perimeve të freskëta, përgatitjen e akullit, kafesë, çajit, lëngjeve dhe ushqimit për foshnja rekomandohet përdorimi vetëm i ujit të paketuar. Instituti këshillon gjithashtu që për larjen e dhëmbëve të përdoret ujë i sigurt, ndërsa gjatë larjes dhe dushit të shmanget gëlltitja e ujit. Ushqimi duhet të përpunohet mirë termikisht, ndërsa objektet hoteliere, ato të kateringut dhe kopshtet e fëmijëve duhet të zbatojnë masa shtesë për përdorimin ekskluziv të ujit të sigurt. ISHP paralajmëron se uji i pasigurt mund të shkaktojë infeksione bakteriale, virale dhe parazitare që shoqërohen me simptoma si diarre, të vjella, temperaturë, ngërçe në stomak dhe dehidrim. Qytetarët që shfaqin këto simptoma këshillohen të paraqiten menjëherë te mjeku, ndërsa kujdes i veçantë rekomandohet për foshnjat, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Nga Instituti i Shëndetit Publik apelojnë që qytetarët të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare dhe ta përdorin sërish ujin e ujësjellësit për pije vetëm pasi institucionet kompetente të konfirmojnë se ndalesa është hequr. 



Të ndryshme
Më shumë
Falsifikimi i testeve për COVID-19 edhe në Kosovë, mediumi zviceran thotë se “çmimi për një test të tillë ka shkuar deri në 800 franga” 6 September 2021
Tetovë, asnjë viktimë nga covid në 24 orët e fundit20 September 2021
U largua nga ‘Për’puthen’ pas përplasjeve me një konkurrente, kush është moderatori që pritet të zëvendësojë Arjan Konomin15 March 2022