Sport
19 July 2026
Zidane pranë stolit të Francës, pritet të pasojë Deschampsin

Ikona e futbollit francez, Zinedine Zidane, është shumë pranë marrjes së drejtimit të kombëtares së Francës, raportojnë mediat franceze. Sipas të përditshmes sportive L’Équipe, ai pritet të zëvendësojë Didier Deschamps, i cili i dha fund aventurës së tij në krye të "Gjelave" pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës. Raporti thekson se Zidane pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 1 shtator, ndërsa Federata Franceze e Futbollit ende nuk e ka konfirmuar emërimin. Presidenti i federatës, Philippe Diallo, ka deklaruar se një njoftim zyrtar do të bëhet para fundit të muajit.

Ndërkohë, Le Parisien shkruan se Zidane ka nisur tashmë përgatitjet për stafin e tij teknik, ku pritet të jetë pjesë edhe bashkëpunëtori i tij i kahershëm, David Bettoni. Nëse emërimi zyrtarizohet, ndeshja e parë e Zidane në krye të Francës pritet të jetë përballja me Turqinë në Ligën e Kombeve, ndërsa më pas Franca do të përballet me Italinë në Stade de France.

Didier Deschamps largohet pas 14 vitesh në krye të kombëtares, periudhë gjatë së cilës udhëhoqi Francën drejt triumfit në Kupën e Botës 2018, fitoi Ligën e Kombeve 2020-2021 dhe arriti finalet e Euro 2016 dhe Kupës së Botës 2022. Ndërsa si trajner i Real Madridit, Zidane shkroi historinë duke fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve.



Të ndryshme
Më shumë
Trump pranon përfshirjen direkte të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit, paralajmëron shkatërrim të kapaciteteve raketore28 February 2026
Mickoski: Pa marrë garancë konkrete nga BE nuk do të ketë ndryshime kushtetuese17 October 2025
MASH Maqedoni: Të drejtën për para për ushqim mund ta shfrytëzojnë studentët e rregullt të universiteteve shtetërore dhe private 7 July 2021