Nga Vendi
19 July 2026
Billbordi i mirëseardhjes në hyrje të Shkupit largohet pas reagimeve publike

Billbordi i vendosur në hyrje të Shkupit, përmes të cilit kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, u uronte mirëseardhje vizitorëve, është larguar vetëm një ditë pas vendosjes së tij, pas valës së reagimeve në opinionin publik dhe në rrjetet sociale. Reagimet u përqendruan te përmbajtja dhe mënyra e realizimit të billbordit. Sipas kritikëve, ekzistojnë dyshime se në krijimin e tij është përdorur inteligjenca artificiale, ndërsa u theksua se disa objekte ishin paraqitur në mënyrë joreale dhe se kishte pasaktësi në paraqitjen e simboleve të njohura të kryeqytetit. Po ashtu, u ngritën shqetësime për mospërfshirjen e disa objekteve fetare dhe kulturore, veçanërisht të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, si dhe për mungesën e gjuhës shqipe në mbishkrimin e vendosur në hyrje të qytetit. Me reagime dolën edhe këshilltarët shqiptarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit, të cilët kërkuan respektimin e karakterit multietnik të kryeqytetit. Kritikave iu bashkua edhe partia “E Majta”. Gjatë ditës së sotme, qytetarët njoftuan se billbordi ishte larguar nga vendi ku ishte vendosur. Deri tani nuk ka një sqarim zyrtar nga autoritetet për arsyet e heqjes së tij.



Të ndryshme
Më shumë
“Natën e mirë Babë. Krytë a e mbështete në tokë…“ 8 July 2021
Shkencëtarët e BE-së: Sivjet ishte vera më e nxehtë në histori të Evropës 7 September 2021
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që djegu veturat e Ambasadës Bullgare në Shkup17 June 2026