Nga Vendi
20 July 2026
Gostivari: Aksion policor, ndalohen drejtorja dhe tre zyrtarë të NP “Komunalec”

Në Gostivar është duke u zhvilluar një aksion i koordinuar i institucioneve kompetente lidhur me rastin e ndotjes së ujit të pijshëm. Sipas informacioneve jozyrtare, me procedurë urgjente janë ndaluar drejtoresha e NP “Komunalec”, Artana Asani, udhëheqësi i Sektorit të Ujësjellësit, Vadedin Dervishi, si dhe drejtori teknik, Leon Nuredini. Burimet bëjnë të ditur se aktivitetet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa rasti po hetohet fillimisht mbi dyshimet për veprat penale “Ndotja e ujit të pijshëm” dhe “Vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës”, sipas Kodit Penal. Ndërkohë, institucionet ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar për rrjedhën e aksionit, ndërsa pritet që gjatë ditës të publikohen më shumë detaje për masat e ndërmarra. Sipas informacioneve jozyrtare, raporti i Institutit të Shëndetit Publik ka konstatuar baktere fekale koliforme në dy nga katër mostrat e ujit të analizuara, ndërsa në një mostër është evidentuar edhe një përqendrim i rritur i klorit.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski në Greqi, vizita e parë e një presidenti të Maqedonisë në Athinë 5 October 2021
Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 202724 September 2026
Problemi me mbeturinat në Tetovë nuk gjen zgjidhje 2 July 2021