Nga Rajoni
22 July 2026
Prokuroria në Krushevc mbyll rastin e posterit kundër shqiptarëve

Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc të Serbisë ka vlerësuar se nuk ka elemente për nisjen e procedurës penale lidhur me një poster me mesazhin “Kujto Gazimestanin, mos blini te shqiptarët”, i vendosur pranë një furre buke në pronësi të një shqiptari. Sipas përgjigjes së prokurorisë për Radion Evropa e Lirë, policia ka kontrolluar disa furra buke dhe hapësirat përreth tyre, të njohura si biznese në pronësi të shqiptarëve. Gjatë kontrolleve, posteri është gjetur në një shtyllë pranë një furre buke në Krushevc. “Pas analizës së informatave të mbledhura, Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc arriti në përfundimin se nuk ka elemente për fillimin e procedurës penale për asnjë vepër që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë dërguar REL-it më 21 korrik. Rasti kishte shkaktuar reagime në Serbi, ndërsa autoritetet lokale të Krushevcit kishin dënuar çdo thirrje për diskriminim dhe përçarje, duke kërkuar nga organet kompetente që të hetonin rastin dhe të zbardhnin motivet e vendosjes së posterit. Burimi: Radio Evropa e Lirë.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti përfundon dëshminë pas tetë orësh 2 September 2020
Gjykimi për rastin e Liridona Ademajt, të akuzuarit dalin sot para drejtësisë26 March 2026
Khamenei kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA12 March 2026