Nga Rajoni
23 July 2026
Betonierja çan barrierat dhe rrëzohet nga mbikalimi te TEG-u, dy viktima dhe një i plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të rëndë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë. Sipas Policisë, një betoniere u përplas me një automjet, çau barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në nivelin e poshtëm të aksit TEG–Elbasan. Një nga personat në betoniere humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i automjetit tjetër, një 28-vjeçar, mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.



Të ndryshme
Më shumë
Pas pauzës pesë vjeçare, Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovision15 September 2026
Pakistani përpiqet të rifillojë bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, Kina mbështet nismën25 July 2026
BDI: Korridori 8-të është projekti më i madh për të gjitha komunat30 September 2021