Nga Vendi
24 July 2026
Spitali Gjinekologjik i Çairit pajiset me inkubator modern pas donacionit prej 130 mijë eurosh

Spitali Gjinekologjik i Çairit është pajisur me një inkubator modern, falë një donacioni me vlerë prej 130 mijë eurosh nga USP, Zurich (Universitetet Spital Zurich), i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm kujdesin ndaj të porsalindurve, veçanërisht foshnjave që kanë nevojë për trajtim intensiv. Ky investim i rëndësishëm synon të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe të ofrojë kushte më të mira për trajtimin e foshnjave në ditët e para të jetës. Inkubatori i ri është i pajisur me teknologji bashkëkohore, duke mundësuar monitorim dhe kujdes të specializuar për rastet më delikate. Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, Meral Uzeiri Ferati vlerësoi se ky donacion është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të pajisjeve mjekësore dhe forcimit të kapaciteteve të institucionit, në shërbim të nënave dhe të porsalindurve duke falenderuar donatorët si z.Iso Fazliji, përfaqësuesit nga komuna e Tetovës.



Të ndryshme
Më shumë
Rinia e BDl-së vizituan sot haxhi Bari Nuhija: Respektojmë të kaluarën27 June 2020
Moti sot në Maqedoninë e Veriut 1 September 2021
OBSH: Mundësia për t’u infektuar sërish me koronavirus është shumë e ulët26 August 2020